Me e rende se toka me e lehte se hija

Më e rëndë se toka Më e lehtë se hija
E vjeter sa lindja Pafund sa gjithësia
E ëmbël sa fjala E hidhur sa pikëllimi
E ngrohët sa falja E fortë sa qëndrimi
Rrënon edhe atje Ku fare ska ndërtuar
Ep fryte në atë vend Ku rrënjë ska lëshuar
E-ndrit errësirën Errëson ndriqimin
I pasuron ëndrrat Dhe ndalon ëndrrimin
Ujitet dhe jeton Edhe në shkretëtirë
Përballon acarin Dhe nuk ka të ngrirë
Rrallë kthehet aty Qe njëherë del
Është fuqi e fort Kur pushton s`pari herë
Pastron çdo plagë Dhe një ofshamë liron
Sa do t`jetë e dhimbshme Plagën e shëron
Vajin e kthen në këngë Ngushllimin në urim
Ndryshk unazat ne gisht Kur nuk ka bashkim
Kur ndizet t`parën herë Flaka e saj përjetohet
Vetëm prushi nëse mbetet 
Është e para dhe nuk harrohet
Syri nuk e shef Veshi nuk e dëgjon
Zemra është folea Që në të banon

About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT