Deri kur heshtje



Tri heshtje presin në radhë malli
Me mallin e pashuar ecim e ndalojmë
E heshtjen s’e këput dot as litari
Në heshtje presim si stinët në kohë

Një diell syzjarrtë ngrihet në qiell
E heshtja diçka me vete si mulli e bluan
Po heshtjen askush s’e rrëzon përdhe
Përmes saj thurim tradhëtinë e maskuar.

Presim në heshtje agun e pranverës
Lulet e heshtjes kanë mjegulluar
Bilbilët zëëmbël thyen kornizën e heshtjes
Këndojnë për tre kufinjtë e ndaluar.

Kërkojnë të ngjallin shpresë bashkimi
E heshtja akoma kundërmon në horizont
Për të kaluar andej e këndej të lirë
Në heshtje prit e heshtja nuk na takon !

Po heshtja hekurat një nga një do t’i copëtojë
Nga nëntoka do gërmojë e do nxjerrë thesar
Një ditë heshtjen të gjithë do e hedhim në hon.
E rrugën me këngë do ta bëjmë të begatë

Për thyerje eshtrash, barrikadash e pengesash
Në vend të tyre aguliçët do të mugëllojnë
Do e thyejnë këngët e pëkënduara në breza
Këngët që në buzë të njomë nuk mungojnë !

About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT