NË BRIGJET E TUA.

Rraha aq fort të tuat brigje,
si valë që vjen të përkëdhel,
pastaj largohem lehtë-lehtë,
prap për tu kthyer me mijëra herë.

Dhe ti më pret me krah hapur,
dhe kur të rrah pak me fuqi,
kur të plagos pak tënden zemër,
nga e imja xhelozi.

Largohem në heshtje , pak turbulluar,
që të qetësohem ,të kthehem prap,
dhe ti..? sikur asgjë ska ndodhur,
buzëqesh dhe krahët hap.

Je bregu im ku unë peshoj,
qetësinë ,trazimin, forcën time,
kur rrah me fuqi brigjet e tua,
dhe ti më thua: je vala ime.

Atëherë më prit , se prap do vij,
ti çfarë mendon se unë të harroj..?
ti veç dëgjomë vrullin tim,
hesht vetëm pak: të dashuroj.

Brigjet e tua rrah kaq me forcë,
të të kujtoj se jam,,jam prap,
herë lehtë-lehtë kur jam e qetë,
herë të plagos kur unë kam plagë.

Ti mos ki frikë , pastaj të shëroj,
me mijëra puthje ,përqafime,
ti vetëm prit të rrah brigjet e tua,
të pëshpëris lehtë: " JE ZEMRA IME "

 

About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT