VDEKJA E MJELLMËS

E dinte se ishte kërcimi i fundit,
se bukuria dhe magjia e saj do vdiste,
një puthje lamtumire,
një shikim i fundit i kësaj mrekullije që ishte pjesë e saj.
Ajo e dinte se ky vegim magjie,ëndërre do fikej,
një shkëndijë e fundit e një ylli që bie,
aromë e fundit e një luleje që thahet,
rrahje e fundit e një zemre që vdes.
Ajo e dinte këtë po prap hapi krahët dhe...

një kërcim magjie,ëndërre..ku prehej çdo gjë para saj,
natyra ishte memece para një bukurie dhe magjie të tillë,
nota që përhapeshin në ajër dhe puthnin ëmbël ajrin që rrihej..
nga krahët e saj.
Ajo kërcente....
të fundit të saj,
dhe e dinte,
po prap kërcente, lamtumira që ajo i jepte kësaj magjie ,
përzier me një vdekje që po e merrte pak nga pak,
krahët drejt qiellit jepnin shtrëngimin e fundit ,
trupi i saj shtrihej me ngadalsi në lëvizjet e fundit ,
qafa e saj lakohej nën ritmin që çmendurisht thurte ëndërrën.

Ishte kërcimi i fundit,
ajo e dinte po prap kërcente ,
deri sa....
zemra e saj pushoi,
krahët u hapën dhe peshuan mbi këtë liqen ëndërrash,
u dëgjua vetëm një muzikë e përzime me dhimbje.

Ajo kishte vdekur duke e ditur se kishte jetuar ....

të fundit kërcim....

të fundit magji ...


About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT