SY TË ShKRUAR



Të zeza të bardha
diç specifike
të ardhësha pas
s`di nga më ike

Të verdha të qelqta
dhe ngjyrë gështenje
unë të dashuroja
e ty më gënjeje

Në zemër më ke hy
me çelës të kam mbyllë
çelësin ma ke tretë
në zemër më ke mbetë

Sy të shkruar me kalem
sikur gjarpri lëshon helm
si zalli ndër ujë
si guri ndër prue
po vuaj unë për ty
Sa shumë që të due

Mos mendo se të shkruaj
sa për sy e faqe
të shkruaj sepse të dua
se zemrën ma kënaqe.

About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT