TË PRES SONTE



Eja sonte ku ndalet fryma nga puthjet e zjarrta
Futu bre, në ngjyrimin e dritëhijes së vetmisë
Thyeje brengën memece me rrobat e mëndafshta
Në ca cule të arta më jep gaz, ajër dhe dritë.

Më përqafo te oxhaku i shtëpisë së shtrenjtë
Oo, jam djegur fort nga flaka e mallit të zjarrtë
Na presin dy gota të mbushura me verë
Ardhur nga Çamëria buzë Jonit ujëkristaltë.

Ma ka sjellë gjyshi për ditëlindjen time
Nga ca vreshta a ullishtore larg, në Filat
Me mua është aq pranë dhe Hënë Maralie
Që në shtratin e ngrohtë më hedhin margaritarë.

Mos je Mjellmë nga Kopësht i Kostandinit?
Eja këtu, po pres sonte, këtu do më gjesh
I rrethuar nga lulet e Shën Valentinit
Me Seremben e dashuruar po bëj kuvend.

Nëpër gjethe do të gjesh emrin tënd të gravuar
E aroma jote do të çelë në çast trëndafilin
Sot qenkam poeti më i gëzuar e i lumturuar
Për dashurinë ndaj teje mbledh polen prilli.


About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT