SHPRESA

Pikë e pikë, pikojnë shpresat
Hapin dikund krahët, qiellit kaltërsish
Ka të tilla që tkurren, krah të thyera fluturimit
Epitafe në gurë varri o dehur kupave të zjarrmisë

DASHURIA
Trohë e trohë, strehë ndërton dashuria
Fortifikatë ëndrrat, zemrat që s'druajn të duhen
Sytë, që notojnë ngjyrash plot dritë të ylberit
Nikoqir, vec shpirtërat, që ndjenjat ruajnë t'mos shuhen

ENDRRA
Në qepallë e vjelur, ëndrra, netëve kur hëna ka nusëruar
Në humnerë përmbysë, dhëmbjet, dallgëve grusht iu bie
Ilac plagëve që dergjen, për shtrati lidhin jetën
Syve u ateron agimet, e nesërmja s'mbetet nyje

LUMTURIA
E madhe është lumturia, nuk fshihet prapa sysh
Ka force të degdis, dhëmbjet, të rilind shpresat e përenduara
Të shkrijë akujt bymyer, poreve të brendisë
Rrëzëllin, mbi fatet që dergjen skutave të vetmuara

About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT