Natyrë...simfoni...















Nuk janë shpërthime pikturore

Nuk janë lajthitje ëndërrore

Nuk janë fluturime fantazore.

Natyra shpaloset tej imagjinatës

Natyra çliron mendjen e prangosur

Natyra qeton zemrën e plagosur

Nuk janë realitete virtuale

Nuk janë sajesa poetike

Nuk janë mrekulli përrallore

Natyra fton në mister

Natyra grish në thellësi

Natyra tërheq në pafundësi

Një çast, një shekull, një përjetësi

Një shpresë, një dëshirë, një harresë

Një peizazh, një papërcakti, një dashuri.

About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT