MALL

Brenda të djeg, pa të dhënë shpëtim,
të zhurit shpirtin e zemrën të shkatërron,
për dikë që nuk ke afër,
për dikë që larg nuk jeton.
Rrjedh me lotët e syrit, lehtë-lehtë,
me dënesën e shpirtit që keqas don,
me trupin që dridhet nga plagët e tij,
me zemrën që qan , vrarë ,,rënkon.
Ah, çmund të bësh kur jeta na ndan,
nga dikush që duam, s'mund të kemi....kurrë,
dhe mbesin ca fjalë që flasin në heshtje,
ca lot që bien mbi zemrën gur.
Se gur është shndërruar zemra dhe shpirti,
djegur nga një mall që të vret pa mëshirë,
atëherë urren,,,urren dhe prap urren,
hyn në mëkat edhe se shpirt i mirë.
Mall kam sot për kë nuk mund të shoh,
nuk mund të dëgjoj ,,s'mundem ta bëj dot,
më mbesin ca fjalë që i them me zemër,
rënkime brenda meje dhe të mjerët lot.
Diku larg ,humbur kujtimi i tij,
një ëndërr , vegim,, kujtim, plagë që vret,
dhe sot,,,nesër,,,pasnesër...diku,
ndoshta një ditë me zemër më pret.
Mall është mbushur sot zemra ime,
për kë larg,, që nuk mund të dëgjoj,
nuk mund të shoh vetëm ca kujtime,
dhe për këtë këtë jetë shpesh e mallkoj.

About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT