NËPËR STINË....



Dëgjoj hapa stinësh, tek ikin drejt jetës
Portat kërcasin, nga endemi udhëtarë
Një thinjë flokësh, pasqyrave shfaqet nxitimthi
Befas, dimërojnë çastet, pranverat ikin pa i parë

Ndjej shpesh stuhi mallëngjimi, në gji t'u futet stinëve
Më bëhet sikur dëgjoj, tek klithin brendi'vrarë
Hireve të mbuluara, ruhet shkëndijë e fjetur
Befas, ngre krye zemrën e ndezë zjarr

Netëve të pahënë, heqë pluhurin relikteve
Ndezë qiri bri tyre, disa hedh n'qiri
Shoh tek marrin formë, udhëtimit të stinëve
Befas, më ftojnë brenda, rrugëdalje nga to nuk di

Dëgjoj hapa stinësh, tek ikin drejt jetës
Dolli ngrisin motet, rëndojnë, na bëhen barrë
Një rrudhë fytyrës, pasqyrave shfaqet nxitimthi
Befas vijmë, fund'udhe, kaq ishim udhëtarë...

About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT