DITË MODERNE



Koha ikën me ëndrrat mes Shpresës e së Mirës
Me erën rrethuar që na kalit e na deh me ylbere tërë dritë
Në gjakun tonë lypim nuancat për ngjyrat e stinës
Që kur lindëm e deri sa japim një ditë .. lamtumirë..

Përjetuam lotin, luftën me plumba dhe mjerimin
Na e pushtuan ( Ah!) buzëqeshjen, lumturinë
Ujit të brazdës së mbjellë ia ndalën filizin
E në shitoren e jetës pa mëshirë na lanë si jetim

Nënat tona brodhën rrugëve të skamnuara
Disa droçka të vogla buke na shtruan në sofër
E barku i fëmijëve provoi urinë e patreguar
Për t’u futur më tej në analet tragjikë të botës.

Kohë moderne...!!!

About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT