KOHË E NDALUR.

Koha ka ndalur , në vrapin e jetës..
kam ndaluar dhe unë ,ke ndaluar dhe ti,
fiksojmë ca grimca që vodhëm në heshtje,
kohë e ndarë në dy.

Një pjesë është imja, një pjesë jotja,
përgjim që është veç kujtim,
ca fjalë, ca rreshta lexuar në heshtje,
herë thënë ëmbël ,herë me zemërim.

Ti vetë zgjodhe rrugën tënde,
dhe unë timen rrugë zgjodha,
u takuam si kalimtar,
ti në një anë ,unë tjetrën mora.

Koha ka ndaluar pak,
po një përgjim , nuk e mendoj,
jemi dy botë të ndara larg,
ndoshta dhe një ditë të takoj.

Ti kalimtar je si unë,
në këtë rrugë jete, në këtë prag..
është e vërtet zgjodhëm dy rrugë,
dhe koha ka ndaluar pak.


About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT