NË KRAHËT E NJË ËNGJËLLI

Fluturoj në qiejt e imagjinatës,
aty ku prehet magjia e lyer me ëndërr,
mbyll sytë e lehtë si një pupël fluturoj..
për tu ndalur aty,,,
aty ku prehen të fshehtat e shpirtit,
skutat ku ti peshon dëshirën, mallin..
Ndihem e varur diku,,në zemrën e dikujt,
në krahët ku përkund mendimet, puthjet,
e ato krahë më lëkundin në luhatjet e kohës,
duke më vjedhur gjithçka.
N'botë ëndërrash ndihem,
ku zanat pluhurosin mbi mua magji,
n'krahët e një ëngjëlli preh frikën time,
dhe ,,lëkundem në botën e tij ,,
Të zemrës, shpirtit, ëndërrës..




About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT