MUZIKA E SHIUT



Shiu me hap tё lehtё troket pёrmbi qytet
Ti ecёn pёrmes shiut 
Dhe dlirshёm buzqesh
Vallzon ti nёpёr shi
Dhe ngjan krejt prej ёndrre
Tё shoh tek vjen drejt meje
Plot ngjyra, marramendje
Si urё me shtatё ngjyra
 Qё do mё çosh nё qiell.
Shiu pёrmbi qytet si njё mizikё troket
Qielli ёshtё prej lotёsh
Dhe ti sёrish buzqesh
Unё jam qiell i vranёt
Dhe ti sёrish buzqesh
S’tё lodhi kurrё ky qiell
S’tё lodhi ky rrebesh
Thua lumin e kohёs
Ti mbrapa mund ta kthesh
Ndёr vise diellore
Pa kaltёrim rrufesh
Shiu si vals ylberesh troket pёrmbi qytet
Ti ec
ёn nёpёr shi
Vals e rumba shiu
Vals trandafilash ti
Ecёn mbi brenga resh
Dhe dlirёsisht buzqesh
Dhe coprat e ylberit
Endrrёs kёmishё ja vesh.

About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT