NËSE



Nëse do të bashkoja dot dy dhimbje
me to të bëja një gëzim
Do kisha falë jo vetëm trupin
po me gjith qejf dhe shpirtin tim
Po të mundja që nga njerëzit
të shkulja unë çdo psherëtimë
do kisha falë jo vetëm trupin
po me gjith qejf dhe shpirtin tim
Nëse nga sytë e gjithë njerëzve
do të hiqja lotët me hidhërim
Do kisha falë jo vetëm trupin
po me gëzim dhe shpirtin tim
Të mundja dot që në këtë jetë
të mos ngelej fëmijë jetim
do kisha falë jo vetëm trupin
po 1000 herë dhe shpirtin tim
Kur e kuptova që me nëse
sisha i zoti të bëja asgjë
Mora " nësenë" e flaka tej
edhe nuk ëndërrova kurrë më

About ""

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vivamus suscipit, augue quis mattis gravida, est dolor elementum felis, sed vehicula metus quam a mi. Praesent dolor felis, consectetur nec convallis vitae.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Poezi
Distributed By Blogger Themes | Design by FBTemplates | BTT